Makina përplas 68-vjeçarin me biçikletë në Lushnjë, shoqërohet shoferi

Paranditen e kësaj të enjteje, në Lushnjë ka ndodhur një aksident. Në në afërsi të fshatit Barbullinjë, shtetasi I. A., 48 vjeç, banues në Berat, duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka aksidentuar shtetasin F. Gj., 68 vjeç, banues në Fier-Shegan, i cili ishte duke udhëtuar me biçikletë dhe ndodhet në spitalin e Lushnjës nën kujdesin e mjekëve.

Eshtë shoqëruar drejtuesi i automjetit dhe po kryhen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./albeu.com


Shtuar 3.06.2021 11:28