Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Konjat në aksin rrugor Lushnjë – Rrogozhinë.
Sipas informacioneve të dhëna nga policia, mësohet se një automjet pasi ka kaluar barrierat mbrojtëse anësore të rrugës ka hyrë në oborrin e një banese.
Policia thotë se bëhet fjalë për një mjet tip ford, ndërkohë nuk ka të dhëna për drejtuesin, i cili nuk gjendet.
Policia dhe banorët janë vënë në kërkim të personit që shkaktoi aksidentin, por deri tani nuk ka asnjë informacion.