Makina përfshihet nga flakët në aksin Laç–Mamurras (VIDEO)

Një automjet tip BMW, është përfshirë nga flakët në autostradën Laç–Mamurras, duke shkaktuar panik te drejtuesi, i cili fatmirësisht ka arritur të dalë në kohë nga makina dhe ka shpëtuar pa lëndime.

Ngjarja ka ndodhur papritur, kur drejtuesi i mjetit ka vënë re flakët që nisën të përhapeshin nga pjesa e përparme e makinës.

Ai ka braktisur automjetin menjëherë, ndërsa zjarri e ka shkrumbuar atë plotësisht përpara mbërritjes së zjarrfikësve të Laçit, të cilët pavarësisht ndërhyrjes nuk mundën të shpëtonin mjetin.

Dyshohet se shkaku i zjarrit ka qenë një shkëndijë në sistemin elektrik të automjetit, megjithatë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit.

 


Shtuar 29.04.2025 09:59