Makina grirëse i mori jetën, dyshohet se vdekja e shqiptares në Greqi nuk ishte aksidentale! Çfarë po heton policia?

Vdekja tragjike  50-vjeçares shqiptare në Greqi, e cila u pre nga makina e mishit, duket se nuk ka qenë një aksident.

Mediat helene raportojnë se dikush tjetër mund të ketë qenë shkaktar i vdekjes së 50-vjeçares shqiptare.

Sipas asaj që raportojnë mediat helene, në momëntin që 50-vjeçarja ka qenë duke pastruar makinën grirëse, dikush ka ndezur qëllimisht makinën, e cila më pas “përpiu” shqiptaren.

Aktualisht edhe policia greke po heton për një vrasje të qëllimshme.

Pronari ku punonte shqiptarja u arrestua për shkelje të ligjeve të punës dhe vrasje nga pakujdesia por më pas u lirua.

 


Shtuar 2.10.2023 17:54