Makina e tij “fluturoi” te diga e Liqenit, gjykata lë në burg Eldi Allushin, akuza që rëndon ndaj tij

Gjykata e Tiranëës ka lënë në burg 26-vjkeçarin Eldi Allushi, i cili u përfshi në aksidentin te diga e Liqenit pak ditë më parë.

Allushi, pronari i mjetit “BMW X6”, akuzohet për veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës.

Makina drejtohet nga Emiljano Nina, i cili është shpallur në kërkim nga policia pasi pas aksidentit u largua nga vendi i ngjarjes.

Nina, kushëri i Ervis Martinajt, rezulton i skeduar dhe i arrestuar disa herë për vepra të ndryshme penale, por ndërkohë ende nuk është gjetur nga policia.

 


Shtuar 26.08.2023 11:29