Makina e autorëve me targa shqiptare false, detaje nga masakra në Athinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Greqi, ku pas një përplasjeje mes bandash, kanë mbetur të vrarë 6 shqiptarë.

Mediat greke raportojnë se 5 nga viktimat janë gjetur brenda një makine ndërsa një tjetër jashtë saj, i cili mendohet s eka tentuar që të ikë.

Sipas informacioneve të deritanishme, raportohet se mjeti nga i cili është qëlluar ka qenë me targa shqiptare false.

Policia është vënë në ndjekje të një makine tip “Ford” ngjyrë e zezë,me të cilin dyshohet se po lëvizin autorët.

Një nga pistat e hetimit ëhstë ajo për laje hesapesh mes bandave. Nga ajo që bëjnë me dije deri më tani mediat greke, është se personat e vrarë janë me precedentë penalë, por ende nuk ëhstë bërë i ditur identieti i tyre.


Shtuar 11.09.2023 19:36