Makina del nga rruga në Lushnje, plagoset shoferi

Një aksident automobilistik është regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjte në Lushnjë, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në daljen e nën kalimit në fshatin Dushk.

Bëhet fjalë për mjetin tip “Mercedes Benz” me targa “AA 307 PD”, i cili ka fluturuar për disa metra në ajër e më pas është përplasur në betonin e nënkalimit. Drejtuesi i mjetit ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me ambulancë në spitalin e Lushnjës nën kujdesin e mjekëve.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për shkaqet e aksidentit. Fatmirësisht nuk ka pasur mjete apo edhe këmbësorë në ato momente në pjesën e nënkalimit, pasi mund të kishte rezultuar fatale.


Shtuar 23.11.2023 19:42