Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në Rrugën e Arbrit, në aksin Qafë e Buallit–Klos, ku një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit janë plagosur dy persona.
Sipas informacioneve paraprake, aksidenti është vënë re fillimisht nga drejtues e mjeteve të tjerë, të cilët njoftuan menjëherë ambulancën dhe policinë.
Ambulanca ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka transportuar të plagosurit drejt spitalit të Klosit, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit, paraprakisht dyshohet se ngjarja është shkaktuar nga humbja e kontrollit të drejtuesit të automjetit si dhe lagështirat në rrugë.