Makina del nga rruga dhe përplaset me shtyllën elektrike në Vlorë, dy persona nisen me urgjencë drejt spitalit

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Peshkpi-Kot.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30, kur një automjet tip Volksëagen ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë elektrike.

Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të plagosur dy persona që udhëtonin me mjetin. Ata u transportuan me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Shtuar 24.09.2025 22:17