Reperi i njohur Majk ka reaguar ashpër në rrjetet sociale lidhur me fenomenin gjithnjë e më shqetësues të rritjes së eskortave në vendet tona, të cilat, sipas tij, po promovohen si “influencere”, “modele” apo figura publike, duke gëzuar madje respekt dhe status të lartë në shoqëri.
Në një postim në Instagram, Majk ka shprehur shqetësimin për mënyrën se si po normalizohet ky fenomen:
“Edhe ma shqetsuse o rritja e eskortav ne venet tona , eskorta qe ne shikim tpar doken normale, cilsohen si “modele” “influencerka te rrjetev sociale” etj… edhe jon shum te respektume e te ngrituna ne shoqerine tone ir ja kena kalu bullgaris, moldavis moti….”
Ai shprehet se ky realitet është shumë alarmues dhe se tani po krijon një shoqëri që vlerëson pamjen dhe pasurinë e shpejtë, në vend të moralit dhe punës së ndershme.
Reagimi i Majk ka ngjallur shumë diskutime në rrjet. Ndjekës të shumtë janë pajtuar me qëndrimin e tij, duke thënë se media dhe rrjetet sociale shpesh kontribuojnë në përhapjen e këtij modeli të rremë suksesi.
Artisti kërkon më shumë vetëdijesim, veçanërisht për brezin e ri, duke theksuar se nuk duhet të lejojmë që antivlerat të zëvendësojnë figurat e vërteta për t’u marrë shembull.