Nga Tirana, presidenti francez Emmanuel Macron ka dënuar sulmin e Hamasit ndaj Izraelit, ndërsa tha se po bëjnë negociata për çlirimin e pengjeve, si atyre francezë, por edhe të të tjerëve. Macron paralajmëroi një vizitë të tij, por vetëm kur të këtë një marrëveshje çoftë për çështjen humanitare apo për mospërshkallëzimin e situatës.
Macron: Franca është mobilizuar plotësisht për të bërë gjithçka për çlirimin e pengjeve, kemi kontakte me shumë fuqi dhe miq për të arritur çlirim e pengjeve francezë dhe gjithë pengjeve. Franca e ka dënuar gjithmonë marrjen e pengjeve nga gjithë kombësitë, është e papranueshme dhe e neveritshme. Po bëjmë gjithçka por duhet të tregohemi shumë të kujdesshëm.
Negociatat vazhdojnë, dua t’i them të gjitha familjeve që bëjmë gjithçka që kemi në dorë për çlirimin e pengjeve. Kam pasur mundësi të bisedoj me presidentin palestinez dhe drejtuesit të tjerë të lartë të zonës, ndërsa kam shprehur solidaritetin tonë më Izraelin për sulmin terrorist që pësuan. Kam kaluar edhe mesazhe alarmi për ndihmat humanitare dhe të shkeljen e të drejtave të njeriut. Un do të shkoj sapo të vlerësoj se do të kemi një axhendë të dobishme dhe një marrëveshje konkrete qoftë për moshkallëzim të situatës por edhe ndihmat humanitare.
Procesi i paqes dhe zgjidhja politike janë të pandashme. Ky moment i vështirë për civilët dhe zonën tregon se ata që kishin besuar se çështja ishte bërë ekonomike dhe sigurie kanë harruar faktin që është çështje politike. Po punojmë për një proces paqeje. Mbështes vullnetin e Izraelit për të mbrojtur dhe për të luftuar kundër terroristëve./Albeu.com