“Ma kishte sjellë te hunda”, çfarë tha vrasësi i 25 vjeçarit në Shkodër

Detaje të reja bëhen me dije nga ekzekutimi me breshëri kallashnikovi në Shkodër.

Mark Kodra 47-vjeçari i cili vrau Emiljano Ndoun, pretendon se 25-vjeçari kishte kohë që e mundonte duke i sjellë probleme.

 “Nuk e durova më. Ma kishte sjellë te hunda”, ka deklaruar autori në momentin e arrestimit nga policia e Shkodrës. Në fjalët e para autori ka deklaruar se viktima para se ta vriste i ka kaluar me një motor përpara shtëpisë duke bërë shumë zhurmë.

47-vjeçari ka treguar se në atë moment ka marrë armën automatik kallashnikov dhe ka dalë nga banesa si dhe ka qëlluar në drejtim të Emiljano Ndout duke e lënë të vdekur në vend.

Dyshohet se viktima ka ngacmuar vajzat e 47 vjeçarit dhe se palët edhe më herët kanë debatuar për këtë çështje.

Familjarët e autorit të dyshuar deklaruan se 47-vjeçari ka menduar se 25-vjeçari nuk ka vdekur ndaj është futur serish në banesë.

Në momentin kur ka mbërritur policia autori nuk ka pranuar vrasjen e kryer dhe është shfaqur i qetë.

 


Shtuar 29.05.2021 08:36