Lumi Seman, ka çarë argjinaturën në zonën e Dernenasit, njësia administrative Libofshë. Si pasojë, rreth 20 banesa janë përmbytur, ndërsa qindra hektarë tokë bujqësore janë vënë nën ujë.
Në terren kanë mbërritur eskavatorë dhe mjete të rënda, të cilat po punojnë intensivisht për të reduktuar dëmet dhe për të stabilizuar argjinaturën.
Prurjet e shumta të lumit Seman dhe çarja e argjinaturës në disa segmente, kanë bërë që uji të vërshojë në tokat bujqësore të disa fshatrave.
Gjatë mesnatës, uji ka arritur të përmbytë edhe disa banesa në fshatin Havaleas, duke detyruar banorët të dalin në rrugë për t’u shpëtuar përmbytjeve.
Në zonë kanë mbërritur ekipet e emergjencave civile, ndërsa sipas banorëve, prurjet e lumit vijojnë ende me intensitet të lartë.
