“Lumi as nuk pret, as nuk bën politik”, Koçeku shkon me dy shishe me ujë në Kuvend, e shqetësuar për ndotjen e Drinit: Marrëveshje ndërkufitare mes Shqipërisë e Kosovës

Deputetja e Partisë Socialiste në Shkodër, Marjana Koçeku, ngriti sot shqetësimin për gjendjen kritike të lumit Drin, duke theksuar se turistët po largohen për shkak të cilësisë së dobët të ujit dhe mungesës së informacionit për situatën.

Sipas saj, mbi 30 pronarë të bujtinave nuk kanë përgjigje për vizitorët që pyesin për Drinin, duke sjellë një humbje të konsiderueshme ekonomike.

Të lidhura

None found

Ajo në Parlament dy shishe uji, njëra me ujë kristal të pastër dhe tjetra me ujë të turbullt për të treguar ndryshimin drastik të lumit, teksa theksoi se problemet nuk janë faj vetëm i Shqipërisë apo Kosovës, por kërkojnë një bashkëpunim ndërkufitar për zgjidhje konkrete.

Deputetja propozoi një plan me katër pika, nënshkrimin e një marrëveshjeje ndërkufitare, vendosjen e barrierave për të mbledhur mbetjet në rrjedhën e Drinit të Bardhë dhe Drinit të Zi, investime në impiante pastrimi të ujërave të zeza në Kosovë me mbështetje të Bashkimit Europian, dhe monitorim të vazhdueshëm me raporte publike.

“Është pasojë e dy shteteve shqiptare që ende nuk kanë mundur të zgjidhin bashkë një problem të përbashkët. Unë sot po kërkoj pikërisht këtë: ta zgjidhim bashkë. Zgjidhja ekziston dhe ekspertët e kanë thënë. Së pari, na duhet një marrëveshje ndërkufitare mes Shqipërisë e Kosovës dhe veprim konkret. Së dyti, rrjeta e barriera në rrjedhën e Drinit të Bardhë e të Zi për me dalë mbetjet para se të kalojë kufirin. Së treti, investim në impiante pastrimi të ujërave të zeza në komunat kosovare përgjatë Drinit me bashkëfinancim prej BE, i cili ka tashmë 50 milionë euro të alokuara për ujin në veri. Së katërti, monitorim të vazhdueshëm, jo 4 herë në vit, por çdo muaj dhe me raporte publike”, tha Koçeku.

“Lumi as nuk pret, as nuk bën politikë”, përfundoi Koçeku, duke nënvizuar urgjencën e veprimeve për të mbrojtur natyrën dhe të ardhmen e rajonit.


Shtuar 30.03.2026 21:34