Lulzim Basha nis sot takimet me bazën, Dibra është pikënisja e tij

Pas mbledhjes së Këshillit Kombëtarë të Partisë Demokratike, mësohet se kreu i Selisë Blu ka zhvilluar një sërë aktivitetesh intensive, jo formale, me qëllim përgatitjen e strukturave për vijmin e aksionit politik të miratuar në 18 dhjetor nga Kuvendi Kombëtar.

Burime nga Selia Blu bëjnë me dije se ditët e fundit Lulzim Basha është takuar me kryetarët e degëve të PD, ndjekur nga takimet me Grupin Parlamentar dhe me Kryesinë e PD.

Ndërkohë mësohet se ditën e sotme kreu i PD është nisur drejt Dibrës ku pritet të zhvillojë takime me bazën demokrate./albeu.com/


Shtuar 29.12.2021 08:48