Lulzim Basha ka dy fjalë për Tom Doshin dhe një urim për “trekëndëshin e Bermudës”

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është shprehur se Tom Doshi, si i shpallur “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk duhej të kishte kandiduar fare në zgjedhjet e 25 prillit.

Basha: Unë nuk kam larguar askënd nga PD por mezor nuk mbaj dot ata që thonë jam demokrat vetëm nëse kam privilegje. Ajo është pakicë e pakicës, ndërsa pjesa tjetër janë demokratë të sakrificës. Ata mund të kenë pakënaqësitë e tyre. Në fillim te vitit do shpalos një reformë të plotë kushtetuese, që mos të jemi në situatën që ccdo dhjetë vite Shqipërinë ta marripeng nje i marrë apo një autokrat. Nëse do kishte pasur vullnet do ishte zbatuar kur e kërkuam me rastin e një tjetri non-grata, kur ne thamë se personi i shpallur non-grata nuk mund të regjistrohet në zgjedhjet e 25 prillit. Qëndrimi ynë ka qenë i qartë. Dihet kush është pengesa. Por ne do vazhdojmë pa u lodhur derisa të arrijmë objektivat tona.

Pyetje: Urimi për treshën Rama-Meta-Berisha?

Basha: Urimi për shqiptarët është që 2022 të jetë rikthimi në normalitet. Një vend që i bën të mundur shqiptarëve që të realizojnë ëndrrat e tyre sipas mundësive që kanë në nje shtet që i ndihmon. Duket vit i mbarë 2022 për t’u ndarë enga e keqja 30-vjeccare. PD është e vendosur t’i prijë kësaj aspirate të shqiptarëve. Me një ripërtëritje vizioni, të shpirtit, dhe një thirrje të veccantë ndaj të rinjve, të cilëve dua t’iu uroj që 2022 t’i ktheje shpresën te Shqipëria. Sa për Edi Ramën në aspektin personal pleqëri të mbarë, në rrafshin politik kurrë mos ardhtë një politikan si ai./albeu.com/


Shtuar 30.12.2021 18:29