Bashkëshortja e kryedemokratit, Aurela Basha, humbi sot të atin, Xhafer Isufi.
Lajmin e bëri vetë ajo të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale.
Kujtojmë që disa kohë më parë, Aurela në një intervistë për revistën “Psikologjia” ka treguar raportin e afërt që ka pasur me të.
Madje, ajo ka theksuar se ashtu si ajo me të atin dhe Basha ka një lidhje të veçantë me vajzat.
“Me babin unë kam qenë dhe jam shumë e lidhur. Kur isha e vogël më dukej se babi im dinte gjithçka dhe ishte më i miri, dhe ashtu mendoj akoma. Me babin takohem dhe flas çdo ditë, ndaj në këtë drejtim mbase kam ngelur “goca e babit”. Në fakt, edhe Luli kështu i flet Dafinës “goca e babit” dhe si prindër, im atë dhe im shoq, ngjajnë shumë me njëri-tjetrin”, tha Aurela.
E pyetur pse zgjodhi mbiemrin Basha dhe nuk mbajti mbiemrin e të atij, ajo u shpreh: “Jo, zgjedhja ka qenë e imja. Mbase në këtë drejtim jam tradicionale. Unë mendoj që nëse një çift do të ketë fëmijë, ambienti më i mirë për t’i rritur ata është familja, ku prindërit janë të martuar me njëri-tjetrin dhe ku të gjithë kanë një mbiemër. Nuk mund ta imagjinoj që të mos kem të njëjtin mbiemër me fëmijët e mi”.
Më tej, Aurela ka ndarë edhe detaje të tjera për marrëdhënien me babain, duke theksuar se takohen çdo ditë dhe si pasojë i ka ngelur emërtimi “goca e babit”.
“Me babin unë kam qenë dhe jam shumë e lidhur. Kur isha e vogël më dukej se babi im dinte gjithçka dhe ishte më i miri, dhe ashtu mendoj akoma. Me babin takohem dhe flas çdo ditë, ndaj në këtë drejtim mbase kam ngelur “goca e babit”. Në fakt, edhe Luli kështu i flet Dafinës “goca e babit” dhe si prindër, im atë dhe im shoq, ngjajnë shumë me njëri-tjetrin”, rrëfeu ajo./albeu.com/