Forcat Speciale të Sigurisë së Kosovës janë pritur me entuziazëm nga qytetarët në Kosovë, pas përfundimit të misionit të tyre në veri të vendit.
Forat u zhvendosën në Jarinjë fill pas vendimit të kryeministrit Albin Kurti për vendosjen e reciprocitetit të targave mes Kosovës e Serbisë.
Situata në veri agravoi, pasi shtetasit serbë, të nxitur edhe nga qeveria serbe, filluan të shkaktonin trazira në zona të ndryshme.
Por pas marrëveshjes së arritur në Bruksel, situata u qetësua ndjeshëm dhe KFOR-i do të zërë vendin e Njësive Speciale në veri./albeu.com