Presidenti bjellorus, Alexander Lukashenko, ka deklaruar se vendi i tij duhet të përfshihet në negociatat midis Rusisë dhe Ukrainës për zgjidhjen e konfliktit, sipas The Guardian.
“Nuk mund të ketë kurrë marrëveshje pas shpinës së Bjellorusisë. Meqenëse na tërhoqët zvarrë në këtë konflikt, kryesisht vendet perëndimore, duhet të dini edhe pozicionin e Bjellorusisë në këto negociata,” tha Lukashenko.
Ministri i Jashtëm i Bjellorusisë, Vladimir Makei, tha se Lukashenko “duhet të marrë pjesë në takimin përfundimtar”. Lukashenko pretendoi gjithashtu se Bjellorusia ishte etiketuar në mënyrë të padrejtë “një bashkëpunëtore e Rusisë” si rezultat i sanksioneve perëndimore.
“Ne nuk kemi nevojë për këtë luftë. Sepse si pasojë e këtij konflikti mes dy popujve sllavë, ne mund ta pësojmë më keq”, theksoi presidenti bjellorus.