Luiz Ejlli: Po e jap unë lajmin e shumëpritur. Familjes iu shtua edhe një vajzë

Këngëtari Luiz Ejlli ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut pasi ka shpërndarë një video në Instagram, ku njoftonte ardhjen e një anëtari të ri në familjen e tij, duke ngritur aludime për një fëmijë të dytë.

Në fillim të videos, fituesi i “Big Brother VIP Albania” shprehet me entuziazëm: “Po e jap unë lajmin e shumëpritur. Familjes iu shtua edhe një anëtar”.

Megjithatë, në vazhdim të videos, Ejlli zbuloi se ishte një shaka. Fëmija i ri në familje rezultoi të ishte një lodër e re për vajzën e tij, Luna Mari, konkretisht kukulla e njohur Elsa e filmit vizatimor Frozen.

Ky ‘prank’ i Luizit ka sjellë të qeshura në rrjetet sociale, duke treguar se ai vazhdon të jetë një personazh që di si të mbajë gjallë vëmendjen e publikut.


Shtuar 29.09.2025 12:37

Tags: ,