Luiz Ejlli ndan VIDEON e ëmbël me vajzën e tij, ja sa është rritur Luna

Luiz Ejlli, këngëtari i njohur dhe fituesi i “Big Brother VIP Albania,” ka emocionuar ndjekësit e tij me një moment të veçantë familjar.

Së fundmi, ai ka ndarë në Instagram një video ku shihet duke shijuar kohën e lirë me partneren e tij, Kiara Tito, dhe vajzën e tyre, Lunën.

Në këtë video të ëmbël, Luiz shihet duke luajtur me vajzën e tij në një pishinë, ndërsa vogëlushja Luna është e ulur mbi një komardare, e posaçme për fëmijë.

“Faleminderit o Zot,” shkruan Luizi, duke shprehur mirënjohjen për momentet e mrekullueshme që po përjeton si baba.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Luiz Ejlli (@itsluizejlli)

 


Shtuar 4.09.2024 19:45

Tags: ,