Luhatje temperaturash/ Këtë të premte mot i paqëndrueshëm, reshje shiu në zonat …

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Sipas njoftimit, moti parashikohet me alterime kthjellimesh e vranësirash mesatare deri në të dendura nga orët e mesditës e pasdite në relievet malore në verilindje e juglindje.

Reshje shiu me intensitet të ulët kryesisht të karakterit lokal në pjesën e parë të ditës, prej orëve të mesditës në relievet malore reshje shiu me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim verilindje –veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era do të fitojë shpejtësi deri në 12 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete Adriatik dhe Jon të forcës 1-2 ballë.


Shtuar 26.09.2025 08:13