Gështenjat janë kudo në tryezat tona këtë vjeshtë. Të pasura me fibra, acid folik dhe minerale, ato rriten në pemë dhe në vendin tonë janë më të pëlqyera gështenjat e Tropojës por edhe ato të zonës së Korçës dhe Pogradecit.
Gështenjat janë të shijshme dhe të gjithanshme në kuzhinë. Ato mund të përgatiten në shumë mënyra: të pjekura në zjarr, të ziera, të gatuara në furrë ose në mikrovalë, ose mund të bëhen pjesë e shumë pjatave me mish ose peshk.
Gështenjat, të gjitha vetitë e frutave të stinës
Nuk duhet harruar as kontributin që japin për sa i përket fibrave: rekomandohet shumë, pra, për ata që vuajnë nga kapsllëku. Por kini kujdes me gatimin: nëse mbeten të papërpunuara, mund të bëhet e vështirë tretja e tyre ose shkaktimi i gastritit. Duke qenë pa gluten, gështenjat janë perfekte për ata që vuajnë nga celiakia. Nuk është rastësi që nga gështenjat del një miell i shkëlqyer për t’u përdorur në përgatitjen e pjatave të ndryshme të ëmbla dhe të shijshme.
Shumë përfitime, por edhe disa rekomandime: duke pasur parasysh marrjen e rëndësishme të kalorive, ato nuk rekomandohen për njerëzit me diabet, kolit apo obezitet. Në çdo rast, kushtojini vëmendje porcioneve: këshilla është të mos i kaloni 100 gram nëse i zieni ose 60 gram nëse i preferoni të pjekura.