Luftojnë njollat në fytyrë, cilat janë ushqimet që duhet t’i konsumoni në mëngjes

Provoni dhe shtoni ushqimet e mëposhtme në mëngjesin tuaj për një lëkurë të shëndetshme dhe me shkëlqim.

Thuaji “po” vezës

Përmban një sasi të madhe të lizinës dhe prolinës, aminoacide që kntribuojnë në formimin e kolagjenit. E verdha përmban vitaminë B12, e cila lufton njollat në fytyrë, dhe ka përbërës hidratues si luteina dhe zeaksantina. Një zgjedhje veçanërisht e mirë janë perimet jeshile të errëta, të tilla si spinaqi, plot me fitonutrientë, karotenoide, të cilat e mbajnë lëkurën të fortë.

Shtoni farat chia kudo

Farë të freskëta dhe super të dobishme, farat chia ju japin rreth 5,000 mg acide yndyrore Ω3 në vetëm 2 lugë. Këto yndyrna të mira forcojnë mbrojtjen natyrore të lëkurës duke parandaluar humbjen e lagështisë. Një studim tregoi se konsumimi i sasive të mëdha të acideve yndyrore Ω3 gjithashtu mbron nga melanoma.

Zgjidhni gjalpin më të mirë

A ju pëlqen gjalpi i kikirikut me bukë? Herën tjetër, provoni gjalpin e bajames. Në vetëm 2 lugë merrni 50% të marrjes së rekomanduar ditore të vitaminës E, një antioksidant që përmbys dëmtimin e radikalëve të lirë, i cili çon në plakjen e parakohshme dhe kancerin e lëkurës.


Shtuar 16.02.2023 08:22