Komediania, aktorja dhe prezantuesja e BBC, Maddy Anholt ka vdekur në moshën 35-vjeçare pasi një vit më parë u diagnostikua me kancer në tru.
Ylli i BBC Radio 4, një aktiviste kundër abuzimit në familje, mësoi për swmundjen pas lindjes së vajzës së saj, tha familja.
Anholt i kaloi javët e saj të fundit në shtëpinë e prindërve në Devon.
“Me dhimbje të thellë njoftojmë vdekjen e Maddy Anholt, vajzës sonë të dashur, motrës,, shoqes, gruas dhe nënës sonë, e cila u largua nga kjo botë të mërkurën më 13 shtator, në moshën 35-vjeçare,” thanë ata në një deklaratë për Just Giving.
Anholt u shfaq në Comedy Sunny D të BBC Three dhe gjithashtu u shfaq në serialin komedik të ITV-së The Emily Atack Show dhe programin e transmetuesit This Morning.
Prezantuesja lë prapa bashkëshortin Ben, bijën e tyre një-vjeçare Opal, vëllanë dhe prindërit e saj. E ndjera kreu disa ndërhyrje kirurgjikale dhe trajtime të paefektshme kundër kancerit por nuk ia doli.
/Albe.com