“Luftë e Putin”, kancelari gjerman: Rusia do të paguajë një çmim të hidhur

Kancelari gjerman Olaf Scholz, ka deklaruar se vendimarrja e Rusisë për të pushtuar Ukrainën nuk ka asnjë justifikim.

Ai shtoi se kjo është një luftë e presidentit Putin dhe shtoi se ky është nja gabim i tmerrshëm ndërsa Rusia do të paguajë një çmim të lartë.

“Për të gjitha këto nuk ka asnjë justifikim. Kjo është lufta e Putinit.” Kështu tha kancelari gjerman Olaf Scholz, duke shtuar se “Rusia do të paguajë një çmim shumë të hidhur, ka bërë një gabim të tmerrshëm duke nisur luftën”.

 


Shtuar 24.02.2022 12:19