LUFTA/ Raketat e Izraelit vrasin 22 anëtarë të një familjeje, mes tyre dhe 7 fëmijë

Përplasja ushtarake mes Izraelit dhe forcave palestineze të hamas ka shkaktuar më shumë se 1 mijë viktima, mijëra të tjerë të plagosur si dhe qindra persona të rrëmbyer.

Pas më shumë se 24 orësh nga momenti që forcat e Hamas sulmuan me raketa Izraelin, dy shtetet janë futur zyrtarisht në luftë.

Izraeli ka aktivizuar nenin 40-t të Kushtetutës, e cila i jep ushtrisë liri veprimi për të ndërmarrë veprime luftarake.

Ndërkohë mediat ndërkombëtare raportojnë për një situatë tragjike, ku për shkak të shpërthimit të raketave, kanë humbur jetën 22 anëtarë të së njëjtës familje, mes tyre dhe 7 fëmijë.

Trupat e pajetë janë gjetur poshtë gërmadhave të një ndërtese në Gazën jugore, e cila ishte bombarduar me raketa nga forcat ajrore izraelite.

Trupat e pajetë i përkasin famijles së Abu Daq.


Shtuar 8.10.2023 18:54