Lufta në Ukraninë, Holanda ndërpret importin e gazit nga Rusia

Holanda planifikon të ndalojë përdorimin e karburanteve fosile ruse deri në fund të vitit, njoftoi qeveria të premten. Qeveria u zotua gjithashtu të shpenzojë rreth 623 milionë euro për iniciativat për kompanitë e depozitimit të gazit.

Qeveria ka thënë se po fokusohet në kursimin e energjisë, politikat më të gjelbra dhe më shumë importe energjie nga vendet e tjera.

Rreth 44% e përdorimit të energjisë holandeze bazohet në gaz natyror, një nga normat më të larta në Evropë, por vetëm 15% e gazit holandez vjen nga Rusia , sipas vlerësimeve të qeverisë.

Si pjesë e përpjekjeve të saj për t’u çliruar nga Rusia, qeveria holandeze ka njoftuar se do të kompensojë kompanitë për depozitimin e gazit./albeu.com


Shtuar 22.04.2022 17:31