Një djalë 10-vjeçar dhe motra e tij 16-vjeçare u vranë nga bombardiemt ruse në një fshat në Ukrainën lindore, njofton guvernatori i rajonit.
Dy të miturit ndodheshin në oborrin e shtëpisë së tyre në fshatin Donetsk të Druzhba kur u goditën nga një predhë, tha guvernatori ukrainas Pavlo Kirilenko në një postim në aplikacionin e mesazheve Telegram.
Një foto e publikuar në internet tregon një ndërtesë pjesërisht të dëmtuar, me një vrimë të madhe në njërën anë. Kirilenko shtoi se një grua e moshuar u plagos nga bombardimet dhe u dërgua në spital.
Sakaq Reuters nuk ka qenë në gjendje të verifikojë në mënyrë të pavarur këtë informacion. Rusia mohon të ketë shënjestruar civilët në Ukrainë./albeu.com/