Lufta në Ukrainë, të paktën 107 fëmijë të vrarë

Të paktën 107 fëmijë janë vrarë dhe më shumë se 120 janë plagosur që kur Rusia pushtoi Ukrainën, tha Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës.

Shumica e viktimave u raportuan në rajonet e Kievit, Kharkiv, Donetsk, Chernihiv, Sumy, Kherson, Mykolayiv dhe Zhytomyr.

Mbi 410 institucione arsimore janë dëmtuar nga bombardimet dhe 63 prej tyre janë shkatërruar plotësisht, thuhet në të.

Të paktën 11 spitale janë bombarduar, shton ai.