Rusia zyrtare është shprehur se mirëpret që Kina të marrë një rol më aktiv në përpjekjet për të zgjidhur konfliktin në Ukrainë dhe tha se vlerëson një “qasje të balancuar” ndaj çështjes.
Pas takimit të kryediplomatit kinez Wang Yi me Presidentin Vladimir Putin në Kremlin, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Maria Zakharova tha se vizita e Wang tregoi se Rusia dhe Kina kanë të njëjtën qasje për shumë çështje globale.
” Ne mirëpresim gatishmërinë e Kinës për të luajtur një rol pozitiv në zgjidhjen e krizës ukrainase ,” tha Zakharova gjatë një konference./albeu.com/