Përfaqësuesi i lartë i politikës së jashtme dhe të sigurisë së Bashkimit Europian, Josep Borrel ka shprehur hapur shqetësimin e Bashkimit Europian për rrjedhojat e krizës së agresionit rus në Ukrainë për Ballkanin Perëndimor.
Borrel është shprehur gjatë konferencës përmbyllëse për shtyp në Bruksel në përfunrim të takimit të ministrave të jashtëm të BE-së, se BE-ja i frikesohet impaktit në Ballkanin Perëndimor që mund të ketë agresioni rus në Ukrainë.
Borrel është shprehur se BE-ja frikësohet se Rusia nuk do të ndalet në Ukraine.” Influenca e Rusisë mund të ketë rrjedhoja në vendet si Moldavia dhe Gjeorgjia dhe mund të ketë impakt në vendet e Ballkanit Perëndimor. Duhet të jemi shumë të vëmendshëm për rrjedhjen e ngjarjeve atje.
Do të kryej një vizitë në Moldavi, siç kreva në Ukrainë. Dhe ne duhet të jemi vigjilentë për imaktin e krizës në Balkanin Perëndimor dhe të shohim qëndrimet e vendeve kandidate nëse ato e njehsojnë qëndrimin e tyre me politikën e jashtme të Bashkimin Europian” është shprehur Borrel.