Lufta në Ukrainë, Kievi: Trupat përparojnë në frontin lindor

Forcat ukrainase kanë avancuar rreth Bakhmutit, tha zëvendësministrja e Mbrojtjes Hanna Maliar, duke e përshkruar qytetin lindor si “epiqendrën e armiqësive”.

Nga ana tjetër, ushtria ruse tha se kishte zmbrapsur një sulm të ri në rajonin lindor të Donetskut të hënën.

Kujtojmë se Bakhmut-i ka qenë prej muajsh në qendër të luftimeve të ashpra. Ka pak vlerë strategjike, por është simbolikisht i rëndësishëm si për Kievin ashtu edhe për Moskën.

Në fjalimin e darkës, Presidenti Volodymyr Zelensky falënderoi luftëtarët ukrainas për dhënien e lajmit të shumëpritur në lidhje me Bakhmut-in.

“Armiku e di se Ukraina do të fitojë,” tha ai.

Grupi paraushtarak rus Wagner kishte pretenduar se kishte pushtuar qytetin në fund të majit. Në javët e fundit, disa analistë kanë sugjeruar se forcat e Kievit po përpiqen të rrethojnë Bakhmutin dhe të bllokojnë njësitë ruse.

Një kundërofensivë e madhe ukrainase është pritur prej kohësh, por Kievi tashmë ka thënë se nuk do të paralajmëronte paraprakisht për fillimin e saj.

Ka pasur një rritje të dukshme në aktivitetin ushtarak, me Ukrainën që pretendon se ka bërë përfitime margjinale diku tjetër në vijën e frontit.

Raportet e fundit po shihen si një shenjë e re se kundërofensiva e pritshme e Ukrainës mund të ketë filluar./albeu.com


Shtuar 6.06.2023 07:16