Në orët e para të mëngjesit të sotëm, Kievi u sulmua rëndë me vëzhgues të pavarur që e kanë cilësuar këtë një nga sulmet më të mëdha ruse, ndaj kryeqytetit ukrainas që nga fillimi i luftës.
Mjete ajrore pa pilot (dronë) fluturuan mbi qytet dhe zonën përreth gjatë gjithë natës, raportojnë mediat e huaja.
Disa banorë nxituan të strehoheshin në stacionet nëntokësore të metrosë, ndërsa shumë zona të vendit u vendosën në gatishmëri për një sulm ajror.
🇷🇺Today’s attack on the Kiev region is one of the largest of the entire special military operation. pic.twitter.com/I6tiD5BKjp
— DD Geopolitics (@DD_Geopolitics) September 28, 2025
Shtatë të plagosur nga sulmet ruse
Tre persona u plagosën në Kiev dhe katër në Zaporizhia në sulmet ruse, njoftuan autoritetet nga nata e së shtunës deri të dielën.
Andriy Yermak, shefi i stafit të Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, foli për sulme me mjete ajrore pa pilot (dronë) dhe raketa.
Tre të plagosurit në kryeqytetin ukrainas janë dërguar në spital, sipas kryebashkiakut Vitali Klitschko.
Zaporizhia (juglindje) u godit “të paktën katër herë” sipas guvernatorit lokal Ivan Fedorov, i cili foli për katër të plagosur.