Lufta në Ukrainë, Johnson: Jam i bindur, Putin do dështojë

Gjatë një konference për shtyp në Poloni, kryeministri britanik, Boris Johnson tha se plani i Vladimir Putin për të pushtuar Ukrainën do të dështojë.

“Është e qartë se Vladimir Putin është i përgatitur të përdorë taktika barbare dhe pa dallim kundër civilëve të pafajshëm, të bombardojë blloqe kullash, të dërgojë raketa në blloqe kullash, të vrasë fëmijë siç po shohim. Por ai ka nënvlerësuar fatalisht dy gjëra. E para është dëshira e zjarrtë e popullit ukrainas për të mbrojtur vendin e tyre dhe qendrimin e presidentit Zelensky për të mbrojtur vendin. Jam më i bindur se kurrë se Putini do të dështojë”, u shpreh Johnson.
Kryeminstri britanik përgëzoi presidentin e Ukrainës për guximin që lo tregon në këto kohë të vështira lufte.

“Më lejoni të përgëzoj për guximin që po tregon Volodymyr Zelenskyy. Unë mendoj se ai ka frymëzuar dhe mobilizuar jo vetëm qytetarët e tij, por të gjithë botën”, tha Johnson.


Shtuar 1.03.2022 12:39