Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan, ka bërë përpjekje të vazhdueshme për ta paraqitur veten si një ndërmjetës në përpjekjet për të arritur një marrëveshje paqeje mes Rusisë dhe Ukrainës, shkruan SkyNews.
Duke folur për gazetarët gjatë kthimin nga Azerbajxhani, presidenti turk tha se gatishmëria e homologut të tij rus për t’u përfshirë në mënyrë thelbësore në diskutime të tilla mund të ketë ndryshuar kohët e fundit.
Ai këmbënguli se ruante shpresën se një marrëshje mund të arrtihet. “Pashë që zoti Putin është shumë më i butë dhe më i hapur ndaj negociatave për këtë çështje sesa në të kaluarën”, u shpreh Erdogan./albeu.com