Lufta në Ukrainë, Borell: Putin dhe Trump do ulën në tavolinë, do i japin fund konfliktit

Vladimir Putin dhe Donald Trump, i cili së shpejti do të marrë presidencën e SHBA-së, do të ulen në tryezën e bisedimeve për të diskutuar situatën rreth Ukrainës, deklaron Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme, Donald Trump.

Zëdhënësi i presidentit rus Dmitry Peskov ka thënë në të kaluarën se nëse Trump tregon gatishmëri për të dëgjuar shqetësimet e Rusisë dhe për të kuptuar arsyet e nisjes së pushtimit të Ukrainës, kjo mund të vendosë bazat për një dialog që do të synojë paqen.

Të lidhura

None found

“Gjithçka tregon se Trump dhe Putin do të ulen në tryezën e bisedimeve dhe Ukraina do të jetë në axhendë. Kohët e fundit kam qenë në Ukrainë dhe kam biseduar me Zelensky për këtë mundësi… Është e qartë nga ana e tij se një vendim që do të “prodhohet” nga SHBA dhe Rusia është diçka që ai nuk do ta pranojë dhe kjo është e kuptueshme “, – tha Borell në një intervistë në radio stacionin spanjoll Cadena SER.

Sipas tij, shumica e vendeve evropiane, edhe pse jo unanimisht, janë të gatshme të vazhdojnë t’i japin ndihmë Kievit.

Për më tepër, shefi i politikës së jashtme të BE-së theksoi se ka mbështetur gjithmonë vendimin për të lejuar Ukrainën të përdorë armë për të sulmuar brenda Rusisë.


Shtuar 22.11.2024 16:28