Kievi ka njoftuar se janë zbuluar dhoma të tjera në rajonin e Kharkiv të Ukrainës verilindore të cilat përdoreshin për të torturuar ukrainasit, gjatë kohës që këto zona u pushtuan nga forcat ruse.
Kreu i Policisë Kombëtare Igor Klymenko, tha se deri më tani janë zbuluar të paktën dhjetë dhoma torture në vende të ndryshme.
“Deri më sot mund të flas për të paktën 10 dhoma torture të zbuluara në vende të ndryshme, duke përfshirë edhe dy në qytetin e Balakliya”, tha ai.