Lufta në Ukrainë, Agjencia Evropiane e Hapësirës përfundon bashkëpunimin me Rusinë

Agjencia Evropiane e Hapësirës (ESA) ka njoftuar se po mbyll përfundimisht bashkëpunimin e saj me Rusinë në misionin ExoMars , të cilin e kishte pezulluar për disa muaj pas pushtimit të Ukrainës, duke shkaktuar një reagim të zemëruar nga agjencia ruse hapësinore.

Të martën pasdite, drejtori i ESA Josef Asbacher njoftoi në një postim në Twitter se ai ishte udhëzuar nga bordi që të “përfundojë zyrtarisht” partneritetin me Roscosmos në misionin ExoMars. “ Kushtet që çuan në pezullimin e këtij bashkëpunimi – lufta në Ukrainë dhe sanksionet që pasuan, ende ekzistojnë ”, shpjegoi ai.

Të lidhura

None found

Më 17 mars, ESA (e cila ka 22 shtete anëtare evropiane) kishte njoftuar pezullimin e misionit të një automjeti robotik në planetin Mars, të cilin e kishte planifikuar për vjeshtën e vitit 2022 në bashkëpunim me agjencinë ruse të hapësirës.

Duke denoncuar “sabotimin”, shefi i Roscosmos Dmitry Rogozin u ka kërkuar kozmonautëve rusë në bordin e Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor (ISS) që të “ndalojnë punën” me krahun robotik të sapo instaluar të ESA-s.

Krahu teleskopik robotik ERA u transferua në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës në korrik 2021, por u instalua disa muaj më parë jashtë modulit rus të ISS. Është 11 metra i gjatë dhe lejon kryerjen e punëve të mirëmbajtjes ose shtimin e pajisjeve, kryesisht në seksionin rus, dhe mund të trajtohet si nga brenda ashtu edhe jashtë stacionit.

Drejtori i Agjencisë Evropiane të Hapësirës foli kohët e fundit për “konsultime intensive” me NASA-n me synimin për të krijuar një “partneritet të mirë” me të për të shpëtuar misionin ExoMars. Automjeti robotik i misionit synon të shpojë thellë në tokën e planetit të kuq, duke kërkuar për gjurmë të jetës jashtëtokësore.


güvenilir bahis siteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişproductos-dagustokahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş