Një person u vra dhe tre të tjerë u plagosën sot në sulmet me raketa ruse në rajonin ukrainas Kherson (në jug), njoftoi komanda ushtarake lokale.
Forcat e Moskës lëshuan breshëri të reja raketash kundër objektivave në qytetet e Ukrainës në orët e para të mëngjesit. Forcat e Kievit pretenduan se kishin rrëzuar shumicën e raketave ruse.
Oleksandr Prokudin , kreu i administratës ushtarake të Khersonit, akuzoi ushtrinë ruse për shënjestrimin e “zonave të populluara” dhe “një ndërtesë publike në qendër të Khersonit” .
“Një person ka vdekur dhe tre të tjerë, përfshirë një fëmijë, janë plagosur”, ka thënë Prokudin përmes Telegramit.
Sipas tij, qyteti është bombarduar tetë herë brenda 24 orëve.
Në rajonin e Dnipropetrovsk (lindje), një sulm raketor rus plagosi të paktën 25 njerëz , duke përfshirë tre fëmijë, njoftoi zyrtari Serhii Lysak përmes Telegram../albeu.com/