Lufta në Lindjen e Mesme, vijon rritja e çmimit të naftës në Shqipëri, arrin afër 200 lekë për litër

Pasoja e luftës që ka përfshirë prej më shumë se një javë Lindjen e Mesme, po ndjehen edhe në vendin tonë, ku çmimi i naftës ka pësuar një rritje të konsiderueshme.

Nga mbikëqyrja e pikave të karburanteve në vendin tonë, shihet se çmimi i naftës është rritur në krahasim me një ditë më parë.

Në Tiranë çmimi i naftës është rritur nga 182 në 184 lekë për naftën dhe 185 për benzinën, duke shënuar rritje në krahasim me një ditë më parë.

Bëhet me dije se në Elbasan, një litër naftë kushton 195 lekë, duke iu afruar kështu shifrës së 200 lekëve.

Kujtojmë që qeveria pak ditë me parë zhvilloi një takim me kompanitë e hidrokarbureve, por akoma nuk ka marrë një vendim.


Shtuar 8.03.2026 16:10