Lufta në Lindjen e Mesme/ Deputetët e PD kërkojnë mbledhje urgjente të Komisionit të Jashtëm dhe seancë dëgjimore me Ramën

Anëtarët e Partisë Demokratike në Komisionin për Çështjet Europiane dhe Politikën e Jashtme i kanë kërkuar kryetarit të këtij komisioni, Igli Hasani, thirrjen e një mbledhjeje urgjente për shkak të zhvillimeve të fundit në Lindjen e Mesme.

Në kërkesën e drejtuar Kuvendi i Shqipërisë, deputetët demokratë propozojnë zhvillimin e një seance dëgjimore me kryeministrin Edi Rama më 9 mars 2026.

Sipas tyre, situata e përshkallëzuar në rajonin e Lindjes së Mesme kërkon informim dhe diskutim institucional në Kuvend lidhur me qëndrimin dhe angazhimet e Shqipërisë në këtë kontekst ndërkombëtar.


Shtuar 6.03.2026 14:44

Tags: , ,