Aleatët e NATO-s mund të vendosin të synojnë të shpenzojnë më shumë për mbrojtjen sesa objektivi i tyre aktual prej 2 përqind të prodhimit kombëtar kur të takohen për samitin e tyre të ardhshëm në Vilnius në korrik 2023, bën me dije Al Jazeera.
Që nga pushtimi i Rusisë në Ukrainë në shkurt të këtij viti, shumë anëtarë të NATO-s kanë rritur shpenzimet e tyre ushtarake.
“Nuk mund t’ju them saktësisht se çfarë do të bien dakord aleatët tanë kur bëhet fjalë për formulimin e premtimit për shpenzimet e mbrojtjes për dekadën e ardhshme apo më shumë… por pres që do të jetë një angazhim edhe më i fortë për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes”, tha shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg.