Lufta ne Afganistan Archives - Albeu.com

Talebanët festojnë 1-vjetorin e rikthimit në pushtet: Përmbushëm detyrimin e xhihadit
Ditën e sotme është shënuar 1-vjetori i largimit të amerikanëve nga Afganistani.

Talebanët do e festojnë kthimin e tyre në pushtet me një festë kombëtare të hënën, pas një viti të trazuar që pa të drejtat e grave të shtypeshin dhe një krizë humanitare që përkeqësohej.

Pikërisht një vit më parë, islamistët e linjës së ashpër pushtuan Kabulin pasi ofensiva e tyre rrufe mbarëkombëtare kundër forcave qeveritare i dha fund 20 viteve të ndërhyrjes ushtarake të udhëhequr nga SHBA.

“Ne përmbushëm detyrimin e xhihadit dhe çliruam vendin tonë,” tha Niamatullah Hekmat, një luftëtar që hyri në Kabul më 15 gusht të vitit të kaluar vetëm disa orë pasi presidenti i atëhershëm Ashraf Ghani u largua nga vendi.

Një tërheqje kaotike e forcave të huaja vazhdoi deri më 31 gusht, me dhjetëra mijëra njerëz që nxituan drejt aeroportit të Kabulit duke shpresuar që të evakuoheshin në çdo fluturim jashtë Afganistanit.

Imazhet e turmave që sulmojnë aeroportin, ngjiten në majë të avionëve – dhe disa të kapur pas një avioni ngarkesash ushtarake amerikane që po nisej teksa ai rrotullohej në pistë – u transmetuan në buletinet e lajmeve anembanë botës.

Autoritetet nuk kanë njoftuar deri më tani ndonjë festim zyrtar për të shënuar përvjetorin, por televizioni shtetëror tha se do të transmetonte programe speciale.

Luftëtarët talebanë, megjithatë, shprehën lumturinë që lëvizja e tyre tani ishte në pushtet – edhe pse agjencitë e ndihmës thonë se gjysma e 38 milionë banorëve të vendit përballen me varfëri ekstreme.

“Koha kur ne hymë në Kabul dhe kur amerikanët u larguan, ato ishin momente gëzimi”, tha Hekmat, tani një pjesëtar i forcave speciale që ruanin pallatin presidencial.

The post Talebanët festojnë 1-vjetorin e rikthimit në pushtet: Përmbushëm detyrimin e xhihadit appeared first on Albeu.com.

Wall Street Journal: Shqipëria kryeson përpjekjet për shpëtimin e refugjatëve afganë
Katër muaj pasi trupat e fundit amerikane u larguan nga Kabuli, Uashingtoni mbetet ende i përhumbur nga tërheqja e tij nga Afganistani si edhe nga fakti që ai e di shumë mirë se krizat që tani po e mbërthejnë atë vend, nuk ka gjasa të mbeten atje, shkruan Vance Serchuk* për gazetën e njohur amerikane ”Wall Street Journal”.

Megjithatë, nëse ka një histori shpresëdhënëse për të dalë nga fatkeqësia afgane e këtij viti, ajo mund të jetë në Ballkanin Perëndimor, një rajon që vetëm një gjeneratë më parë përjetoi një largim në masë refugjatësh, por që doli në ballë verën e kaluar si një strehë e papritur për ata që iknin nga talebanët.

Dhe të gjithë këtë e kryesoi Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë. Edhe para rënies së Kabulit, zoti Rama e mori këtë vendim të jashtëzakonshëm për të ofruar strehim të përkohshëm për afganët e rrezikuar, që nuk kishin ku të shkonin.

Që nga fundi i gushtit, më shumë se 2 000 afganë dhe familjet e tyre, përfshirë figura të shquara grash, gazetare dhe aktiviste të shoqërisë civile, janë evakuuar nga organizata joqeveritare të palëve të treta. (Ndër OJQ-të e përfshira është edhe fondacioni ”Për të ardhmen e Afganistanit”, në bordin e të cilit unë shërbej.)

Në vend që ta fshihnin apo ta nënvlerësonin këtë fluks të huajsh, liderët e Shqipërisë i kanë përqafuar ata me krenari kombëtare.

Kur avionët e parë me afganë u ulën në aeroportin e Tiranës këtë verë, kryeministri  shqiptar ishte në pistë për t’i përshëndetur ata personalisht.

Për refugjatët e traumatizuar që mbërrinin pa para’ në një tokë të huaj, prania e zotit Rama ishte një gjest i jashtëzakonshëm për të treguar se Shqipëria do t’i trajtonte afganët jo si një barrë për t’u duruar, por si mysafirë të nderuar që meritojnë respekt.

Për këtë arsye zoti Rama ndaloi strehimin e afganëve në kampe dhe në vend të kësaj i akomodoi ata në një kompleks turistik bregdetar.

Veprat e drejtuesve të Shqipërisë kanë qenë në përputhje të plotë me fjalët e tyre. Si në trajtimin mjekësor, shpërndarjen e rrobave dimërore apo organizimin e kurseve të anglishtes, shqiptarët brenda apo jashtë qeverisë kanë qenë partnerë krijues dhe të palodhur në kujdesin për refugjatët afganë.

Kjo ka qenë edhe më mbresëlënëse duke pasur parasysh burimet e kufizuara të Shqipërisë.

Një nga vendet më të vogla dhe më të varfra të Evropës ka qenë ndër më bujarët në përgjigjen ndaj krizës afgane.

”Ajo që kemi bërë nuk duhet të konsiderohet e jashtëzakonshme”, më thotë zoti Rama në një intervistë.

“Si mund të kishim bërë ndryshe?”, pyet ai.

Në shpjegimin e vendimit për të strehuar afganët, zoti Rama dhe ministrja e Jashtme Olta Xhaçka evokojnë përvojat e vetë shqiptarëve me luftën dhe shpërnguljet gjatë trazirave ballkanike të viteve 1990.

”Ne e dimë se si është të detyrohesh të largohesh nga shtëpia, nga vendi yt”, thotë zonja Xhaçka.

Ata citojnë gjithashtu heroizmin e kombit të tyre në shpëtimin e hebrenjve gjatë Holokaustit.

Shqipëria me shumicë myslimane i dha fund Luftës së Dytë Botërore me një komunitet më të madh hebre se para fillimit të saj.

Megjithatë, cinikët paralajmëruan verën e kaluar se dashamirësia e Shqipërisë do të rezultonte një bumenrang duke provokuar një reagim të brendshëm politik, një kërcënim terrorist apo një vërshim refugjatësh.

Asnjë nga këto frikëra nuk u materializua. Afganët që mbërrijnë në Shqipëri janë pranuar përmes një procesi të kontrolluar me kujdes dhe në një numër të menaxhueshëm. Ata priren të jenë profesionistë të arsimuar me lidhje të ngushta me Perëndimin, thënë ndryshe lloji i njerëzve të terrorizuar nga ekstremistët islamikë, jo të radikalizuar prej tyre. Për këtë arsye, shumica kanë edhe raste të forta për të ikur në SHBA.

Është në interesin e Uashingtonit që Shqipëria të mos penalizohet për performancën e saj në këtë krizë, përpara se të shteren kapacitetet e saj bamirëse.

Administrata Biden duhet të dërgojë personel amerikan për të përpunuar kërkesat e refugjatëve afganë të evakuuar në Shqipëri.

Sekretari i Shtetit, Antony Blinken i tha Kongresit në shtator se kjo do të ndodhte, por kjo ende nuk ka ndodhur.

Në praktikë, administrata Biden i ka dhënë më shumë prioritet afganëve të dërguar në bazat ushtarake të SHBA-së sesa atyre të evakuuar në vende të treta si Shqipëria.

Por, situata e krijuar në aeroportin e Kabulit verën e kaluar nënkuptonte se ishte shpesh arbitrare nëse dikush përfundonte me një transport të Forcave Ajrore për në Katar apo me një fluturim çarter për në Ballkan.

Gjithashtu arbitrare: Administrata Biden ka lënë të kuptohet se mund t’i trajtojë afganët e sjellë në Shqipëri përpara 31 gushtit ndryshe nga ata që mbërritën më pas. Kjo do të ishte në kundërshtim me premtimet e Shtëpisë së Bardhë verën e kaluar se angazhimi i saj ndaj afganëve të rrezikuar nuk do të zvogëlohej pas tërheqjes ushtarake të SHBA.

Ajo që nevojitet është një zgjidhje e plotë, e udhëhequr nga SHBA, për komunitetin afgan në Shqipëri.

Në një kohë kur shumë amerikanë kanë humbur besimin në aftësinë e tyre për të ndryshuar botën për mirë, lidershipi i Shqipërisë duhet të shërbejë si një udhëzues.

Një çerek shekulli më parë, SHBA mblodhi me sukses demokracitë transatlantike për t’i dhënë fund dhunës gjenocidale që shpërbëu ish-Jugosllavisë.

Tani, Ballkani Perëndimor mund t’i kujtojë një Perëndimi të demoralizuar se si duhet të duket një lidership parimor global dhe pse është ende e nevojshme një gjë e tillë./ a.jor./

The post Wall Street Journal: Shqipëria kryeson përpjekjet për shpëtimin e refugjatëve afganë appeared first on Albeu.com.

Gjenden 4 gra të pajeta në Afganistan, mes tyre edhe një aktiviste
Katër gra janë gjetur të pajeta në Afganistan ditën e djeshme.

Lajmin e dha një zëdhënës i talebanëve, sipas të cilit, trupat e grave u gjetën në Mazar-i-Sharif në veri të vendit.

Mazar-i-Sharif që është një aktiviste për të drejtat e njeriut, tha për AFP se njihte një nga viktimat, Frozan Sanfi ishte po ashtu një aktiviste e njohur për të drejtat e grave në qytet.

Carrie Sayed Hosti, një zëdhënëse e Ministrisë së Brendshme, tha se dy të dyshuar ishin arrestuar pas gjetjes së trupave brenda një shtëpie. Një nga burimet,  konfirmoi gjithashtu se të paktën një nga viktimat ishte një aktiviste për të drejtat e grave, familja e së cilës nuk dëshiron të flasë për mediat.

Që kur talebanët morën pushtetin në mes të gushtit, frika është përhapur në të gjithë vendin veçanërisht në mesin e grave, dhe shumë aktivistë janë larguar nga vendi./albeu.com/

The post Gjenden 4 gra të pajeta në Afganistan, mes tyre edhe një aktiviste appeared first on Albeu.com.

LISTA/ Talebanët “i presin biletën” homosek*ualëve
Talebanët kanë filluar vendosjen e ligjeve të ashpra në Afganistan pas ardhjes së tyre në pushtet.

Ditët e fundit ata kanë përgatitur një listë të gjatë me emrat e homoseksualëve të cilët i pret ekzekutimi.

Dailymail përcjell se homoseksualiteti dënohet ashpër atje dhë sipas saj personat që janë pjesë e listës i pret një vdekje e dhimbshme.

Drejtori i një grupi të të drejtave të njeriut LGBT+ ka pohuar se talebanët kanë krijuar një listë të homoseksualëve që duan t’i vrasin.

“Kjo është një kohë vërtet e frikshme për të qenë në Afganistan,” tha për France 24 Kimahliu Poëell, drejtor ekzekutiv i Rainboë Railroad, e vetmja organizatë ndërkombëtare LGBT+ në terren në Afganistan

“Tani e dimë me siguri se talebanët kanë një ‘listë vrasjesh’ që qarkullon, duke identifikuar personat LBTQI+,” tha ai. Nën sundimin e talebanëve, personat LGBT janë ndër më të rrezikuarit në Afganistan./albeu.com/

The post LISTA/ Talebanët “i presin biletën” homosek*ualëve appeared first on Albeu.com.

Babai shet vajzën e tij për 2 mijë dollarë, çfarë e shtyu?
Me ardhjen në pushtet të talebanëve në Afganistan, vendi është futur në një krizë të pazakontë ekonomike dhe varfëria është ulur këmbëkryq mes tyre.

Në këto kushte të padëshiruara, një baba afgan ka shitur vajzën e tij 9-vjeçare te një 55-vjeçar.

Lajmi është bërë mjaft viral në rrjetet sociale.

Fjalët e saj në CNN, zbuluan se ajo jeton çdo ditë me makthin e abuzimit nga 55-vjeçari.

“Babi më shiti se nuk kishim bukë, oriz dhe miell”, u shpreh ajo e pikëlluar.

Deri në momentin e fundit 9-vjeçarja iu lut familjarëve të ndryshonin mendje pasi donte të vazhdonte shkollën dhe të bëhej mësuese. Pas ceremonisë për martesë me 55-vjeçarin e që kishte “blerë” për 2200 dollar, ai e shtyu drejt makinës së tij.

Që kur talibanët kanë ardhur në pushtet, histori të tilla po bëhen gjithnjë e më të shpeshta. Edhe pse martesa me fëmijët nën 15-vjeç është e ndaluar në vend, ky ligj tashmë është thyer veçanërisht në zonat e varfra e rurale./albeu.com/

The post Babai shet vajzën e tij për 2 mijë dollarë, çfarë e shtyu? appeared first on Albeu.com.

Kabuli nuk gjen qetësi, të paktën 19 të vrarë dhe 50 të plagosur në një sulm brenda spitalit
Një sulm i ashpër ka ndodhur ditën e sotme në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul.

Aty ka pasur një shpërthim me bombë pranë një spitali me 400 shtretër, i quajtur Sardar Mohammad Daud Khan.

Lajmin e bëri të ditur një zëdhënës i ministrisë së brendshme, Qari Saeed Khosty.

Një shtëllungë e madhe tymi mbuloi zonën Ëazir Akbar Khan të qytetit dhe dëshmitarët thanë se të paktën dy helikopterë po fluturonin mbi zonë, gjë që është përcjellë edhe përmes fotografive të shumta.

Nuk ka asnjë pretendim të menjëhershëm për përgjegjësinë. Por agjencia zyrtare e lajmeve Bakhtar citoi dëshmitarët që thanë se një numër i luftëtarëve të Shtetit Islamik hynë në spital dhe u përleshën me forcat e sigurisë.

Shpërthimet i shtohen listës në rritje të sulmeve dhe vrasjeve që kur talebanët përfunduan fitoren e tyre mbi qeverinë e mëparshme të mbështetur nga perëndimi në gusht, duke minuar pretendimin e tyre për të rivendosur sigurinë në Afganistan pas dekadash lufte.

i cili ka kryer një sërë sulmesh në xhami dhe objektiva të tjera që nga pushtimi i Kabulit nga Talibanët në gusht, organizoi një sulm kompleks në spital në vitin 2017, duke vrarë më shumë se 30 njerëz.

Sulmet e grupit kanë shkaktuar shqetësime në rritje jashtë Afganistanit në lidhje me potencialin që vendi të bëhet një strehë për grupet militante siç ishte kur një grup i Al-Kaedës sulmoi Shtetet e Bashkuara në 2001.

Shqetësimi është përkeqësuar nga një krizë ekonomike spirale që ka kërcënuar miliona me varfëri me afrimin e dimrit./albeu.com/

The post Kabuli nuk gjen qetësi, të paktën 19 të vrarë dhe 50 të plagosur në një sulm brenda spitalit appeared first on Albeu.com.

Rusia ka një thirrje për vendet fqinje të Afganistanit: Stop pranisë ushtarake të NATO-s në territorin tuaj
Rusia u ka bërë thirrje këtë të mërkurë vendeve në kufij me Afganistanin që të mos lejojnë praninë ushtarake të SHBA-së apo NATO-s në territorin e tyre.

“Ne u bëjmë thirrje fqinjëve të Afganistanit që të mos lejojnë trupat e SHBA-së dhe NATO-s të lëvizin në Afganistan pas tërheqjes nga Afganistani,” ka thënë ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov.

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov ka thënë se Shtetet e Bashkuara e kanë parë gjithmonë Afganistanin vetëm si një mjet për të zgjidhur qëllimet e veta egoiste gjeopolitike.

Sipas Lavrov, Afganistani tani e ka të nevojshme të rinisë nga fillimi dhe të rimëkëmbet pas gjithë atyre viteve luftime në vendin e tyre./albeu.com/

The post Rusia ka një thirrje për vendet fqinje të Afganistanit: Stop pranisë ushtarake të NATO-s në territorin tuaj appeared first on Albeu.com.

BE akordon 1 miliard euro ndihma për Afganistanin
Bashkimi Evropian do të ndajë një ndihmë prej një miliardë eurosh për Afganistanin.

“Paketa financiare do të shërbejë për të shmangur një kolaps të madh humanitar dhe socio-ekonomik”, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Ajo zotimin e bëri në një samit virtual të G20-ës për situatën humanitare dhe të sigurisë në Afganistan. Në këtë shumë përfshihen edhe 300 milionë euro të cilat BE-ja më herët i kishte ndarë për nevoja urgjente humanitare. Me organizimin e Italisë, udhëheqësit e 20 vendeve më të industrializuara po diskutojnë të martën përmes një samiti virtual për Afganistanin.

Një pjesë e mjeteve të BE-së do të shkojnë edhe për vendet fqinje të Afganistanit të cilat strehojnë afganët që ikin nga sundimi taliban. Sipas shefes së BE-së, paratë do t’iu ndahet organizatave ndërkombëtare që punojnë në terren dhe jo qeverisë së udhëhequr nga talibanët.

Brukseli nuk e njeh këtë Qeveri. “Ne i kemi bërë të qarta kushtet tona për ndonjë angazhim të mundshëm me autoritetet afgane. Ndër to është edhe respektimi i të drejtave të njeriut. Deri më tani, raportet flasin vetë. Por, populli afgan nuk duhet të paguajë çmimin e veprimeve të talibanëve”, tha von der Leyen.

Disa vende të BE-së janë të shqetësuara për mundësinë e një rritjeje të numrit të azilkërkuesve nga Afganistani, siç ndodhi me sirianët në vitin 2015. BE-ja vlerëson se ndihma financiare për stabilizimin e Afganistanit mund të parandalojë një valë të tillë refugjatësh. Në gusht të këtij viti talibanët morën kontrollin e vendit pas 20-vjetësh të prezencës ushtarake ndërkombëtare në këtë vend të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara./albeu.com

The post BE akordon 1 miliard euro ndihma për Afganistanin appeared first on Albeu.com.

Mbi varkën lëkundëse me Bazooka dhe AK-47, talebanët pozojnë si model (FOTO & VIDEO)
Luftëtarët talebanë vijojnë të pushtojnë faqet e mediave sociale me fotot dhe videot e tyre nga nga parqe lojrash e të tjera aktivitete, me armë në krahë.

Së fundmi janë shpërndarë në internet fotografi dhe video që ata lundrojnë mbi një varkë të armatosur deri në grykë, me AK-47 dhe anti-tanke.

Një luftëtar taleban që kishte hipur mbi një anije piratësh në sheshin e panaireve tha: “Ky është Afganistani!”

Që nga marrja nën kontroll e talebanëve, afganët kanë frikë nga një rikthim në sundimin brutal shtypës të grupit të viteve 1990, kur ata ndaluan muzikën, fotografinë, televizionin madje edhe lojërat e fëmijëve. Talibanët premtuan një rregull më të moderuar këtë herë, por tashmë kanë kufizuar liritë e afganëve, duke përfshirë përjashtimin e vajzave nga shkolla dhe sportet./albeu.com

The post Mbi varkën lëkundëse me Bazooka dhe AK-47, talebanët pozojnë si model (FOTO & VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Trondit John Bolton: Talebanët mund të marrin kontrollin e 150 armëve bërthamore
Ish-këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare, John Bolton, ka thënë se Talebanët mund të marrin kontrollin e rreth 150 armëve bërthamore.

Tërheqja e trupave amerikane nga Afganistani vijon të kritikohet ende nga kundërshtarët e administratës së Biden, por dhe nga shumë të tjerë, për mënyrën sesi vendi përfundoi në duart e talebanëve.

Një prej zërave më kritikë është dhe ish-këshilltari i presidentit Donald Trump, John Bolton i cili lëshon dhe paralajmërimin e frikshëm se në duart e talebanëve mund të bien mbi 150 armë bërthamor, pas tërheqjes amerikane që ai e konsideron “katastrofike”.

Gjatë një interviste në ËABC 770, ish këshilltari Bolton shprehet se ekziston mundësia që talebanët, tashmë të fuqizuar së tepërmi, mund të sulmojnë Pakistanin dhe të marrin kontrollin e armëve bërthamore që ky vend disponon.

“Talibanët e Afganistanit kërcënojnë mundësinë e marrjes së kontrollit të Pakistanit. Kjo do të thotë ndoshta 150 armë bërthamore në duart e terroristëve”, tha ai.

SHBA përfundoi tërheqjen kaotike nga Afganistani më 31 gusht, duke lënë pas pajisjet ushtarake pasi islamikët erdhën në pushtet në një ofensivë rrufe.

Bolton, i cili shërbeu nën administratën Trump nga prilli i vitit 2018 deri në shtator 2019, kritikoi menaxhimin e tërheqjes së Joe Biden, duke paralajmëruar se aleatët po pyesin veten nëse ai e ka në kontroll politikën e jashtme të administratës së tij./albeu.com

The post Trondit John Bolton: Talebanët mund të marrin kontrollin e 150 armëve bërthamore appeared first on Albeu.com.