“Lufta mund të përfundojë për 2-3 javë”, Arestovych: Ja kur do të kthehen në shtëpi banorët e Kievit

Faza aktive e luftës në disa pjesë të Ukrainës pritet të përfundojë pas 2-3 javësh.

Lajmin e bëri të ditur Këshilltari për Byronë e Ukrainës Oleksiy Arestovych, përmes një postimi në kanalin e tij në Telegram.

Ai ka shtuar se në mes të prillit, ose në fund të prillit, banorët e Kievit që janë larguar do të mund të kthehen në shtëpi.

“Faza aktive pothuajse ka përfunduar pranë Kievit, Kharkivit, Sumy-t dhe Chernihiv-it. Edhe nëse (rusët,) do të shtonin disa rezerva diku, mund të përpiqen të shkojnë në ofensive dhe përsëri do të përfundojnë me humbje. Fundi është këtu. Kanë humbur strategjikisht, humbën edhe shpejt. Mendoj se në mes të prillit, ndoshta në fund të prillit, banorët e Kievit që janë larguar do të mund të kthehen në shtëpi”, është shprehur Arestovych./albeu.com/