Izraeli raportohet se ka rihapur tubacionet e ujit në Gazën jugore pas një jave bllokadë, sipas Sky News.
Këshilltari për sigurinë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, i tha CNN në një intervistë se zyrtarët izraelitë e kishin informuar atë se rrjeti ishte rikthyer sërish.
Izraeli ndërpreu ujin në Gaza pas një sulmi të papritur nga Hamasi fundjavën e kaluar, duke vrarë qindra izraelitë dhe duke marrë peng dhjetëra të tjerë.