Sergei Lavrov, Ministri i Jashtëm rus, ka pohuar se një luftë e tretë botërore do të ishte ” në suaza bërthamore dhe shkatërruese”.
Politikani rus i është referuar fjalëve të Biden në të cilat ai siguroi se alternativa e vetme ndaj vendosjes së sanksioneve ishte fillimi i një lufte të tretë botërore, raporton Marca spanjolle, përcjell lajmi.net.
“Lufta e tretë botërore do të ishte në suaza bërthamore dhe shkatërruese”, deklaroi kryediplomati rus.
“Presidenti i SHBA Biden, një njeri me përvojë, kishte komentuar se alternativa ndaj luftës janë vetëm sanksionet”, tha më tej Lavrov.