Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi, teksa ishte i ftuar në News24, komentoi skenarët e opozitës për protestën e sotme, ku ka deklaruar se demokratët kanë pritshmëri më të mëdha.
Boçi tha se protesta nuk është vetëm politike, pasi sipas tij qytetarët janë të lodhur nga skandalet, si rasti ‘Balluku’, dhe se kjo datë ka pritshmëri më të madhe se datat e tjera.
“Ne presim që të kemi rezultat, si qeveria teknike, pasi jemi në krizë politike. Kjo datë ka pritshmëri më të madhe se datat e tjera. Protesta sot ka pritshmëri më të mëdha. Nuk kemi pasur skenar dhe e kemi ndërruar sot.
Gjithmonë kemi thënë është mënyra se si ecën dinamika e protestës, se si realizohet reagimi i tyre. Këto elemente krijojnë pjesën e ngjarjes, protestës, dhe predispozohet sikur ka skenarë. Kjo mazhorancë e ka plotësuar misionin e saj, ndaj duhet të kemi një zgjidhje politike”, tha ai.
Ai u shpreh se Belinda Balluku, ndonëse u pezullua nga Gjykata Kushtetuese, qëndron ende në detyrë.
“Protestat janë shprehje e kauzave qytetare. Duhet një organizim, pasi nuk mund të themi se protesta është vetëm politike, por është kauzë qytetare.
Arsyet janë të shumta. Janë sulmuar kolonat e shtetit. Vendimet më të rëndësishme merren te zyra private e Agasit, me ‘sms’. Kjo ka bërë që të bjerë shërbimi. Situata në tërësi, nuk ka përmirësim në jetën e qytetarëve”, tha ai.
Boçi: Domosdoshmëria është kaq e pritur për një protestë si 20 shkurti. 20 shkurti përcjell mesazh të fortë dhe sot pritet që mesazhi të mbartet në mënyrën se si do të evoluojë. Edhe pse jo, edhe në pasojën që do të sjellë. Jo për episodet, por për qëllimet që ka PD për arritje të rezultatit politik.
Ne presim që të kemi rezultat, si qeveria teknike, pasi jemi në krizë politike. Kjo datë ka pritshmëri më të madhe se datat e tjera. Protesta sot ka pritshmëri më të mëdha. Nuk kemi pasur skenar dhe e kemi ndërruar sot.
Gjithmonë kemi thënë është mënyra se si ecën dinamika e protestës, se si realizohet reagimi i tyre. Këto elemente krijojnë pjesën e ngjarjes, protestës, dhe predispozohet sikur ka skenarë. Kjo mazhorancë e ka plotësuar misionin e saj, ndaj duhet të kemi një zgjidhje politike.
Mos e konsideroni protestën si ritual që nuk ka qëllim. Përmbajtja është se pse duhet të jetë protestë dhe më e ashpër. Pse duhet të jetë protestë më e fortë në datën 20. Nuk ka reflektim nga ana e protestuesve në raport me atë që kërkojnë, sa i takon çështjes Balluku.
Ndonëse u pezullua nga GJK-ja, ajo qëndron ende në detyrë. Protestat janë shprehje e kauzave qytetare. Duhet një organizim, pasi nuk mund të themi se protesta është vetëm politike, por është kauzë qytetare. Arsyet janë të shumta. Janë sulmuar kolonat e shtetit.
Vendimet më të rëndësishme merren me sms, nga zyra e Agasit. Kjo ka bërë që të bjerë shërbimi. Situata në tërësi, nuk ka përmirësim në jetën e qytetarëve.
