Luan Baçi publikon pamjet nga përmbytjet në Fier: Rreth 50 krerë rrezikojnë të mbyten, mungesë ndërhyrjeje

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, ka postuar në rrjete pamje nga situata në Daullas të bashkisë Fier, e cila është alarmante pas daljes nga shtrati të lumit Seman.

Dhjetëra hektarë tokë bujqësore dhe disa stalla janë përmbytur, duke rrezikuar jetën e fermerëve dhe bagëtive.

Sipas deputetit të PD-së, Luan Baçi, rreth 50 krerë lopë ndodhen të bllokuara nga uji dhe rrezikojnë të mbyten, ndërsa niveli i ujit vazhdon të rritet dhe mungon ndërhyrja.

Banorët kërkojnë ndihmë urgjente nga institucionet për të shmangur dëme të rënda dhe humbje të pakthyeshme.

 


Shtuar 12.01.2026 15:59