Këtë të premte, deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, u paraqit në SPAK, ku mësohet se ka dhënë deklarime në lidhje mbi një kallëzim ndaj tij për fshehje pasurie.
Pas daljes nga SPAK, Baçi është shprehur se për këtë çështje është hetuar më herët dhe është mbyllur, por sipas tij, SPAK ka dëshirë t’i thërrasë deputetët e opozitës për kallëzime qesharake.
“Dhashë deklarime për llogari të një kallëzimi të bërë kundër meje për “fshehje të pasurisë”. I njëjti kallëzim i bërë nga një patronazhist bravist është hetuar më herët dhe është vendosur pushimi. Por SPAK duket se e ka më dëshirë t’i thërrasë deputetët r PD edhe për kallëzime qesharake”, u shpreh Baçi pasi doli nga SPAK.